Ndërlidhjet

logo-print

BEJRUT


I dërguari amerikan për Lindjen e Mesme, David Uelsh ka biseduar me kryeministrin libanez, Fuat Siniora në Bejrut.
Vizita e paparalajmëruar e Uleshit është pjesë e përpjekjeve diplomatike për të arritur një marrëveshje rreth tekstit të projekt rezolutës së Këshillit të Sigurimit mbi konfliktin mes Izraelit dhe Hezbullahut. Sekretarja amerikane e Shtetit Kondoliza Rajs gjendet sot në Kombet e Bashkuara në Nju Jork rreth projekt rezolutës në fjalë. Ambasadori amerikan në Këshillin e Sigurimit, Xhon Bolton tha se votimi mund të zhvillohet edhe sot.
Si pjesë e këtyre përpjekjeve është dhe pjesëmarrja e shefit të diplomacisë franceze Dust-Blazi në mbledhjen e stome të Këshillit të Sigurimit.
Bëhet fjalë për projekt rezolutën franko-amerikane, e cila është kritikuar nga një numër vendesh arabe.
XS
SM
MD
LG