Ndërlidhjet

JERUSALEM


Kryeministri izraelit, Ehud Olmert ka urdhëruar zgjerimin e ofensivës tokësore të Izraelit në Liban, derisa luftimet me Hezbullahun kanë hyrë në javën e tyre të pestë.
Burimet zyrtare izraelite kanë përsëritur se ende janë të gatshme për një zgjidhje të negociuar.
Ndërkaq paqeruajtësit e Kombeve të Bashkuara kanë evakuuar disa qindra forca libaneze të sigurisë dhe civilë të cilët ishin mbërthyer në mes të luftimeve mes Izraelit dhe Hezbullahut.
Po sot, Luizë Arbur, kreu i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut, ka kërkuar të fillojnë hetimet për vrasjet e civilëve në Liban dhe veri të Izraelit.
XS
SM
MD
LG