Ndërlidhjet

BEJRUT


Disa njerëz kanë humbur jetën dhe një numër janë plagosur pas sulmeve mëngjesin e sotëm të forcave izraelite në qytetin Tyre të Libanit.
Nga sulmet izraelite është shkatërruar dhe një uzinë e prodhimit të energjisë në jug të vendit, derisa nuk kanë munguar goditjet ajrore dhe në veri të Libanit.
Sulmet në fjalë vijnë pas miratimit të rezolutës nga Këshilli i Sigurimit që bën thirrje për ndaljen e luftimeve mes Izraelit dhe Hezbullahut si dhe parasheh vendosjen e 15 mijë trupave paqeruajtëse për të mbikqyrur tërheqjen e trupave izraelite nga Libani.
Zëvendëskryeministri izraelit, Shimon Peres tha se rezoluta i largon dyshimet nga shteti hebrej dhe përcakton qartë se Hezbullahu ka qenë agresori. Peres shtoi se Izraeli arriti çfarë ishte e mundur nga rezoluta në fjalë.
Kreu i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan ka shprehur pezmin e tij që u deshën mbi katër javë luftime që të mund të miratohej kjo rezolutë.
"Nuk do të ishte e drejtë nëse nuk do t'ju thosha se sa i zhgënjyer jam që Këshilli i Sigurimit nuk mundi të merrej vesh më parë. Zhgënjimin tim e ndajnë dhe miliona njerëz në botë" tha Annan.
XS
SM
MD
LG