Ndërlidhjet

LONDËR


Policia britanike ka liruar pa ngritur akuza një prej 24 të arrestuarve lidhur me komplotin e dështuar për të hedhur në erë një numër aeroplanësh që fluturonin nga Britania në Shtetet e Bashkuara.
Në të tjera zhvillime autoritetet italiane kanë arrestuar 40 persona gjatë një operacioni sigurie që lidhej me komplotin e Londrës.'
Burimet zyrtare thanë se po hetojnë lidhjet e mundshme me Al Kaidën. Pakistani gjithashtu ka ndihmuar në suksesin e këtij operacioni duke arrestuar 7 persona.
XS
SM
MD
LG