Ndërlidhjet

PRAGË


Shumë liderë botërorë e kanë mirëpritur miratimin e rezolutës.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Xhorgj Bush e ka përshëndetur rezolutën e Kombeve të Bashkuara për dhënien fund të luftimeve në Liban. Bush ka fajësuar Hezbollahun, Iranin dhe Sirinë për fillimin e një, siç ka thënë, "lufte të padëshiruar" në rajon.
"Tash i bëjë thirrje komunitetit ndërkombëtarë të kthejnë fjalët në vepra dhe të bëjnë çdo përpjekje për të arritur paqen në rajon" ka thënë Bush.
Shefi i diplomacisë evropiane Havier Solana ka thënë se shpreson se qeveria e Izraelit dhe ajo e Libanit do të pranojnë rezolutën.
Kryeministri britanik Toni Bler gjithashtu e ka mirëpritur rezolutën dhe ka bërë thirrje për ndalje të menëhershme të luftimeve.
Ndërkaq zëvëndëskryeministri izraelit Shimon Peres ka thënë se rezoluta e "shfajëson" shtetin Izraelit.
XS
SM
MD
LG