Ndërlidhjet

BEOGRAD


Presidenti i Serbisë Boris Tadiq iu ka bërë thirrje sot liderëve kosovarë të bëjnë diçka kundër, siç ka thënë, kriminelëve dhe ekstremistëve në rradhët e tyre në mënyrë që tu jepet fund vrasjeve, frikësimeve, djegjes së shtëpive dhe shkatërimit të pronës së serbëve në Kosovës.
"Serbëve nuk u nevoiten fjalë të mira të cilat kohëve të fundit nuk kanë munguar. Pozita e tyre në thelb nuk ka ndryshuar kurse sot si asnjëher më parë u nevoitet liria personale dhe siguria për jetën e familjes dhe mbrojtjen e pronës" thuhet në komunikatën e Presidentit serb.
Në tre vjetorin e vrasjes së dy fëmijëve serb dhe plagosjes së katër të tjerëve në Gorazhdevc, Tadiq ka vlerësuar se Bashkësia Ndërkombëtare, UNMIK-u dhe Institucionet e Kosovës nuk kanë bërë asgjë që kjo ngjarje të zbardhet.
XS
SM
MD
LG