Ndërlidhjet

JERUSALEM


Kabineti izraelit formalisht ka pranuar rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për ndaljen e luftimeve midis trupave izraelite dhe Hezbollahut në Liban.
Ky vendim vie pas pranimit të rezolutës nga kabineti i Libanit. Lideri i Hezbollahut poashtu është pajtuar me rezolutën.
Megjithëse armëpushimi pritet të fillojë nesër në mëngjes, luftimet sot kanë vazhduar. Ushtria izraelite thotë se 19 ushtarë janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur rëndë nga përleshjet e fundit me militantët e Hezbollahut në jug të Libanit. Ndërkohë nga sulmet me raketa të Hezbollahut në Izrael është vrarë një dhe janë plagosur së paku tre persona. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan ka bërë thirrje për ndalje të menjëhershme të luftimeve:
Ndërkaq shefi i diplomacisë evropiane, Havier Solana ka thënë se trupat ndërkombëtare duke përfshirë pjesëtarë të disa vendeve evropiane së shpejti do të dislokohen në Liban.Ai nuk ka specifikuar se cilat vende do të dërgojnë ushtarë.
XS
SM
MD
LG