Ndërlidhjet

logo-print

HAVANA


Lideri i sëmurë i Kubës Fidel Kastro sot feston 80 vjetorin e lindjes. Kastro nuk është parë në publik që kur e transferoi pushtetin te vëllau i tij Rauli rreth 2 javë më parë. Ai sot i është drejtuar kombit me një letër në të cilën thotë se shërimi i tij nuk do të jetë i shkurtë.

TORONTO
Konferenca e 16-të Ndërkombëtare kushtuar HIV-AIDS-it do të hapet sot në Toronto të Kanadës, e ku do të marrin pjesë përfaqësues të 132 shteteve. Pritet që nga kjo konferencë t'iu bëhet thirrje qeverive për mbajtjen e premtimeve sa i përket financimit të programeve kundër HIV AIDS dhe kërkimeve për gjetjen e ilaqit për shërimin e kësaj sëmundjeje. Në konferencë do të flasin edhe ish presidenti amerikan Bill Klinton dhe pronari i Mikrosoftit Bill Gates.
XS
SM
MD
LG