Ndërlidhjet

BEOGRAD


Presidenti i Serbisë Boris Tadiq u ka bërë thirrje liderëve kosovarë të bëjnë diçka kundër, siç ka thënë, "kriminelëve dhe ekstremistëve në rradhët e tyre", në mënyrë që t'u jepet fund vrasjeve, frikësimeve, djegjes së shtëpive dhe shkatërrimit të pronës së serbëve në Kosovë.
"Serbëve nuk u nevoiten fjalë të mira të cilat kohëve të fundit nuk kanë munguar. Pozita e tyre në thelb nuk ka ndryshuar, kurse sot si asnjëherë më parë u nevoitet liria personale dhe siguria për jetën e familjes dhe mbrojtjen e pronës" thuhet në komunikatën e presidentit serb.
Në tre vjetorin e vrasjes së dy fëmijëve serb dhe plagosjes së katër të tjerëve në Gorazhdevc, Tadiq ka vlerësuar se bashkësia ndërkombëtare, UNMIK-u dhe institucionet e Kosovës nuk kanë bërë asgjë që kjo ngjarje të zbardhet.
XS
SM
MD
LG