Ndërlidhjet

LONDËR


Vendimi i trainerit Steve McLaren që të mos e ftojë në kombëtaren angleze mesfushorin David Beckham nuk e nënkupton fundin e karrierës së tij.
"Nuk i takon vendimit të menaxherit të Anglisë që t'i japë fund karrierës ndërkombëtare të dikujt", ka thënë Beckham.
McLaren, i cili zëvendësoi suedezin Sven Eriksson, e la mesfushorin e Real Madridit jashtë ekipit në ndeshjen miqësore me Greqinë të mërkurën në stadiumin Old Trafford.
McLaren tha se synon të ndërtojë një ekip për të ardhmen, prandaj 31 vjeçari Beckham nuk ishte përfshirë.
XS
SM
MD
LG