Ndërlidhjet

logo-print

BEJRUT/JERUSALEM


Në orën 7 të mëngjesit hyri në fuqi rezoluta e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për ndaljen e luftimeve ndërmjet Izraelit e Hezbollahut në Liban. Pas ndaljes së lutimeve, si Izraeli ashtu edhe Hezbollahu pohuan se kanë arritur fitore. Ja se çka i deklaroi sot agjencisë Reuters, Mark Regev, zëdhënës i Ministrisë së jashtme të Izraelit:
- Ne në Izrael do të bëjmë çdo gjë të mundshme që ky proces të realizohet. Ne do ti respektojmë obligimet tona që dalin nga ndalja e armiqësive. Nëse, megjithatë, Hezbollahu do të veproj në mënyrë të dhunshme, kuptohet ne duhet të përgjigjemi.
Hezbollahu, nga ana e tij, shpërndau letra në Liban, në të cilat thotë se ka arritur fitore dhe falënderon qytetarët për durim gjatë 34 ditëve të luftimeve.
XS
SM
MD
LG