Ndërlidhjet

BEJRUT/JERUSALEM


Në orën 7 të mëngjesit hyri në fuqi rezoluta e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për ndaljen e luftimeve ndërmjet Izraelit e Hezbollahut në Liban. Mark Regev, zëdhënës i Ministrisë së jashtme të Izraelit tha se vendi i tij do ta pranojë armëpushimin për aq kohë sa edhe Hezbollahu do ta bëjë të njëjtën. "Ne në Izrael do të bëjmë çdo gjë të mundshme që ky proces të realizohet. Ne do ti respektojmë obligimet tona që dalin nga ndalja e armiqësive. Nëse, megjithatë, Hezbollahu do të veproj në mënyrë të dhunshme, kuptohet ne duhet të përgjigjemi" tha Regev.
Hezbollahu, nga ana e tij, shpërndau letra në Liban, në të cilat thotë se ka arritur fitore dhe falënderon qytetarët për durim gjatë 34 ditëve të luftimeve. Rezoluta parasheh dislokimin e 15 mijë trupave të Kombeve të Bashkuara në jug të Libanit. Zyrtarët Izraelit, Libanez dhe të Kombeve të bashkuara do të takohen sot për të diskutuar tërheqjen e forcave izraelite nga Libani dhe vendosjen e forcës paqeruajtëse.
Megjithatë sot është raportuar se në disa incidente të ndara në Liban janë vrarë dy luftëtarë të Hezbollahut.
XS
SM
MD
LG