Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON, LONDËR


Shtetet e Bashkuara dhe Britania kanë ulur shkallën e nivelit të kërcënimit të sigurisë, që ishte ngritur javën e kaluar për shkak të planeve për sulme me mjete shpërthyese kundër aeroplanave të udhëtarëve që fluturonin prej Britanisë për në Amerikë. Ministri i Brendshëm britanik John Reid. "Ky ndryshim në nivelin e kërcënimeve nuk do të thotë se ato janë menjanuar. Publiku duhet të dijë se mund të ekzistojnë njerëz tjerë të cilët planifikojnë të sulmojnë Britaninë e Madhe. Për këtë arsye janë një numër i operacioneve të sigurisë që po zhvillohen" ka thënë Reid.
XS
SM
MD
LG