Ndërlidhjet

logo-print

TORONTO


Konferenca e 16-të Ndërkombëtare kushtuar HIV-AIDS-it po mbahet në Toronto të Kanadasë me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të 132 shteteve. Një aktivist nigerian, njëherit HIV pozitiv Ibrahim Umoru ka thënë se i është dashur të shes gjërat e tij për të blerë medikamentet."Është dashur të shes veturën dhe një pjesë të tokës sepse dua të jetoj, dhe kam dy fëmijë për të cilët kujdesem" ka thënë Umoru. Pritet që nga konferenca t'u bëhet thirrje qeverive që t'i mbajnë premtimet për financimin e programeve kundër HIV/AIDS dhe kërkimeve për gjetjen e ilaçit për shërimin e sëmundjes. Në konferencë do të flasin ish presidenti amerikan Bill Klinton dhe pronari i Microsoftit Bill Gates.
XS
SM
MD
LG