Ndërlidhjet

PRISHTINË


Lideri i Listës serbe për Kosovën Oliver Ivanoviq ka deklaruar se shefi i ri i UNMIK-ut Joachim Ruecker me siguri do të ketë ndikim më të madh pas përcaktimit të statusit të Kosovës, kur Bashkimi Evropian do t'i merr kompetencat në Kosovë.
Si gjerman dhe përfaqësues i një vendi me ndikim në Bashkimin Evropian, ai mund të ketë ndikim në zhvillimin e mëtejmë ekonomik të Kosovës, ka thene Ivanoviq.
Ndërkaq Marko Jakshiq, anëtar i ekipit negociator të Serbisë, e ka kritikuar shefin e ri të UNMIK-ut se u mban anën shqiptarëve. Jakshiq i tha radios B92 se Ruecker ka qenë "kreator i politikave kriminale në rajon, meqë u ka marrë pronën serbëve dhe ua ka shitur shqiptarëve".
XS
SM
MD
LG