Ndërlidhjet

TEHERAN


Kryekleriku radikal iranian sot paralajmëroi se Teherani mund të hakmerret me raketa balistike nëse sulmohet nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli.
Ayatollah Ahmad Khatami tha se Irani ka kapacitetin për të goditur Tel Avivin me raketa me rreze të mesme veprimi. Khatami tha se Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara duhet ta dijnë që, siç tha ai, "të luajsh me Islamin është sikur të shkelësh mbi bishtin e luanit".
"Nëse udhëheqësve të tyre u shkon mendja për ndonjë sulm kundër Iranit Islamik, ata duhet ta dijnë se raketat e Hezbollahut me rreze veprimi 70 km e shndërruan Izraelin në një vend të fantazmave. Ata duhet t'i frikësohen ditës kur raketat me rreze veprimi 2 mijë km mund të bien në zemër të Tel Avivit", tha Khatami.
Ekspertët besojnë se raketat e Iranit Shahab-3 kanë rreze maksimale veprimi prej 2.000 km, të mjaftueshme për të goditur Tel Avivin apo bazat ushtarake amerikane në Gjirin Persik.
XS
SM
MD
LG