Ndërlidhjet

PRISHTINË


Qeveria dhe institucionet e Kosovës kanë bërë mjaft në realizimin e 13 pikave prioritare në përcaktimin e standardeve, por ka edhe shumë për të bërë, është konkluduar në takimin e përfaqësuesve të vendeve anëtare të Grupit të Kontaktit dhe kryeministrit Agim Çeku.
Shefja e Zyrës amerikane në Prishtinë Tania Kaidanow ka thënë se Qeveria e Kosovës ka bërë mjaft, por ka mbetur ende për të bërë.
Kryeministri Çeku ndërkaq tha se "5 nga 13 pikat janë zbatuar në tërësi, ndërsa zbatimi i pikave tjera është në vazhdim e sipër", duek shprehur bindjen se të gjitha pikat do të zbatohen deri në fund të tetorit.
XS
SM
MD
LG