Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD


Eksperti i ekipit të Beogradit për negociata për statusin e Kosovës, Tomas Flajner ka deklaruar se qeveria e Serbisë nuk mbështet idenë për ndarjen e Kosovës, të cilën para disa ditësh e paraqiti Sanda Rashkoviq – Iviq, nga qendra koordinuese për Kosovën. "Ndarja e Kosovës nuk është plan rezervë. Pas kësaj deklarate i kam ftuar njerëzit në qeverinë e Serbisë dhe ata më kanë thënë se nuk kanë dorë në këtë çështje dhe se ky është qëndrim personal i zonjës Rashkoviq", tha eksperti zviceran, Tomas Flajner. Ai ka theksuar se ndrajen e Kosovës e hedhë poshtë edhe Grupi i Kontaktit.
XS
SM
MD
LG