Ndërlidhjet

PRISHTINË


Shefi i zyrës gjermane në Prishtinë, Eugen Volfart ka deklaruar sot se prioritet i Kosovës duhet të jetë zhvillimi ekonomik dhe sundimi i ligjit e jo formimi i ushtrisë.
Pas takimit me presidentin Fatmir Sejdiu, Volfart ka thënë se për shkak të angazhimit të bashkësisë ndërkombëtare dhe NATO-s, Kosova tash nuk ka nevojë për ushtri.
Ndërkaq, presidenti Sejdiu ka thënë se me diplomatin gjerman ka pasur takim të rregullt konsultativ për çështje politike dhe bisedimet për statusin e ardhshëm të vendit.
XS
SM
MD
LG