Ndërlidhjet

PRAGË


Sistemi diellor së shpejti mund të ketë 12 në vend të 9 planeteve, thanë astronomët në një takim në Pragë.
Ata propozuan një përkufizim të ri të planetit, që do t'i përfshinte edhe 3 objektet tjera në sistemin diellor, të quajtura Xena, Cheron dhe Ceres.
Nëse propozimi miratohet, Plutoni do të mbetet planet, por do të futet në një kategori tjetër të quajtur Plutonë. Ato dallohen nga planetet klasike për faktin se u nevoiten mbi 200 vjet për ta bërë një rrotullim rreth Diellit.
Owen Gingerich, drejtues i Komitetit i cili ka hartuar përkufizimin e ri, tha se dhjetra kandidatë tjerë mund t'i bashkangjiten listës së planeteve në të ardhmen.
"Ne flasim për 8 planetet klasike-Merkuri, Venera, Toka, Marsi, Jupiteri, Saturni, Urani dhe Neptuni, si dhe për kategorinë e plutonëve, e cila përfundimisht do të jetë një kategori në rritje", tha ai.
Propozimi do të votohet më 24 gusht nga anëtarët e Shoqatës Ndërkombëtare të Astronomëve.
XS
SM
MD
LG