Ndërlidhjet

BEJRUT


Ushtarët libanezë po marrin nën kontroll jugun e vendit, katër ditë pasi armëpushimi hyri në fuqi armëpushimi i konfliktit midis luftëtarëve të Hezbollahut dhe forcave të Izraelit. Armata izraelite ka filluar të tërhiqet nga pjesët në jug të Libanit, duke ua lënë kontrollin paqëruajtësve të Kombeve të Bashkuara që gjenden atje.
Ndërkohë autoritetet e Libanit thanë se sot do të rihapet aeroporti ndërkombëtar i Bejrutit, i cili qe i mbyllur për fluturime komerciale fillimit të konfliktit mes Izraelit dhe Hezbollahut.
XS
SM
MD
LG