Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Ekipi Negociator i Kosovës është i vendosur që të mos bëjë lëshime të mëdha lidhur me decentralizimin. Zëdhënësi Skender Hyseni tha se ekipi është veçanërisht "këmbëngulës se nuk mund të ketë bashkim të komunës së Mitrovicës së veriut me asnjë komunë tjetër". Ai tha se kjo ishte kërkesë e komunitetit serb në Kosovë por edhe e Beogradit. Sipas zotit Hyseni, qëndrimet e Ekipit Negociator të Kosovës janë të afërta me propozimet e zyrës së zotit Ahtisaari. Lidhur me këtë çështje Ekipi Negociator do të diskutoj edhe të hënën, para takimeve me ekspertët e zyrës së UNOSEK-ut.
XS
SM
MD
LG