Ndërlidhjet

MITROVICË


Shefja e zyrës amerikane, Tina Kaidanow ka deklaruar sot në Zveçan se bisedimet për decentralizim do t'u mundësojnë bashkësive komunale që të kenë më tepër përgjegjësi për çështje të rëndësishme, siç është policia, shëndetësia dhe arsimi. Zonja Kaidanow shpreson se jo vetëm serbët, që jetojnë në veri të Kosovës, por edhe qytetarët e tjerë, do ti ndjekin me vëmendje rezultatet e bisedimeve të Vjenës. Këto komente ajo i bëri pas takimit që ka zhvilluar me kryetarin e Komunës së Zveçanit, Dragisha Milloviq, i cili ka përkujtuar qëndrimin e komunitetit serb për çështjen e decentralizimit. Sipas tij, kjo nënkupton më tepër pushtet në nivel lokal dhe më shumë përgjegjësi në arsim, shëndetësi, gjyqësi dhe polici.
XS
SM
MD
LG