Ndërlidhjet

logo-print

ISLAMABAD


Zyrtarë të sigurisë në Pakistan thonë se ata kanë dëshmi se një operativist i al-Kaidës, që kishte planifikuar komplotin terrorist në Londër, po fshihet në lindje të Afganistanit. Zyrtarët kanë thënë se këtë informacion e kanë marrë nga i arrestuari në Pakistan, Rashid Rauf, që konsiderohet si i dyshuari kryesor për komplotin në Londër. Këshilltari i lartë i qeverisë së Afganistanit, Daud Muraduiaan ka hedhur poshtë këto pohime duke thënë se "Afganistani më nuk është vend i sigurtë për al-Kaidën". Më 10 gusht Britania ka arrestuar 24 vetë, të dyshuar se kishin planifikuar shpërthime në aeroplanat e udhëtarëve që fluturonin nga Londra për në Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG