Ndërlidhjet

ÇIKAGO


Një gjykatëse amerikane ka vendosur se programi i përgjimit është jokushtetues dhe duhet të ndalohet. Gjykatësja federale Anna Diggs Taylor tha se presidenti George Bush i ka tejkaluar kompetencat e veta kur ka autorizuar Programin për Mbikëqyrjen Terroriste. Programi i mundëson qeverisë që pa autorizim gjyqi, t'i përgjojë bisedat telefonike ndërkombëtare dhe postën elektronike të disa qytetarëve amerikanë. Shtëpia e Bardhë e ka kritikuar vendimin e gjykatës, duke thënë se programi ka ndihmuar në pengimin e sulmeve terroriste.
XS
SM
MD
LG