Ndërlidhjet

BEJRUT


Izraeli ka pranuar se një operacion i forcave speciale është zhvilluar në Liban, qëllimi i të cilit ishte parandalimi i furnizimit me armë të Hezbollahut nga Siria. Burimet libaneze thanë se aeroplanë ushtarakë izraelitë kanë sulmuar një numër caqesh të Hezbullahut pranë qytetit libanez Balbek.
Televizioni i Hezbollahut ka njoftuar për përleshje të armatosura mes Hezbullahut dhe forcave izraelite, me ç'rast është vrarë një dhe janë plagosur 2 ushtarë izraelit.
Këto sulme vijnë afro katër ditë pas hyrjes në fuqi të armëpushimit mes Hezbullahut e Izraelit në bazë të rezolutës së Kombeve të Bashkuara. Kryeministri i Libanit Fuad Siniora ka akuzuar Izraelin për shkeljen e kësaj rezolute.
XS
SM
MD
LG