Ndërlidhjet

POLICIA GJERMANE E SHEH LIDHJEN E MUNDSHME LIBANEZE NË SULMET E DËSHTUARA ME BOMBA NË TRENA


New York Times

Hetuesit gjermanë kanë thënë se bombat e gjetura në dy trena, muajin e kaluar, mund të jenë vendosur nga dy njerëz të rinjë të zemëruar nga lufta në Liban. Bombat ishin zbuluar në dy valigje të braktisura më 31 korrik nga kontrollorët në trenin rajonal të udhëtarëve në qytetet verilindore, Koblenc dhe Dortmund. Mekanizmi për shpërthim ishte aktivizuar, por bombat nuk eksploduan. zyrtarët thonë se sikur ao të kishin shpërthyer, do të mund të shkatërroheshin disa vagona dhe kjo do të kishte shkaktuar edhe viktima në njerëz. Duke u mbështetur në videot e regjistruara në stacionin e Këlnit, ku dy të rinjët kishin bërë kontrollin e biletave, policia gjermane i ka përshkruar ata si të moshës në të njëzetat me "dukje jugore". Bombat e gjetura kishin qenë të programuara që të shpërthenin në orën 14:30 para se treni të arrinte në qytetin Ham. Policia gjermane sypozon se të dyshuarit ishin të zemëruar lidhur me luftën izraelito-libaneze, pjesërisht edhe për shkak se në prova përfshihej edhe një mveshje e një pajisjeje libaneze për kuzhinë dhe një numër telefonik libanez. "Mund të imagjinohet se keqbërësit dëshironin të dërgonin sinjal lidhur me konliktin në Lindjen e Mesme dhe ishin të gatshëm të shkaktonin shkatërrime masive dhe me gjasë edhe viktima në njerëz", tha Jorg Zierke, nga zyra federale penale gjermane. Ministri i brendshëm, Wolfgang Schauble tha se autoritetet, në përpjekje për ta shtuar kontrollin policor të trenave dhe të stacioneve, mund t'u afrohen udhëtarëve dhe ti kontrollojnë valigjet. Zoti Zierke thotë se është ofruar shpërblimi prej 50 mijë eurosh për informata lidhur me këtë rast. Numri telefonik libanez ishte gjetur në një letër me shkrim arab, që qartasi ishte një listë për blerje. Zoti Zierke thotë se artikujt nga lista mund të gjendeshin në një shitore, që u shet kryesisht familjeve libaneze në rethinën e Esenit.
XS
SM
MD
LG