Ndërlidhjet

BEJRUT


Militantët e Hezbollahut janë përleshur gjatë natës me forcat izraelite në Liban, duke lënë të vrarë një dhe plagosur dy ushtarë izraelit. Izraeli ka pranuar se një operacion i forcave speciale është zhvilluar, qëllimi i të cilit ishte parandalimi i furnizimit me armë të Hezbollahut nga Siria. "Kemi pasur informacione të specifikuara se nga Siria ishin dërguar raketa për Hezbollahun. Kjo është shkelje e drejtëpërdrejtë e rezolutës së Këshillit të Sigurimit e cila vendosi armëpushimin, dhe ne ju përgjigjem shkeljes së armëpushimit" ka thënë zëdhënësi i ministrisë së Jashtmë të Izraelit, Mark Regev.
Pas sulmeve të sotme, ishte kryeministri i Libanit Fuad Siniora ai që e akuzoi Izraelin për shkelje të rezolutës.
Më herët sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Anan u ka bërë thirrje vendeve anëtare të organizatës për të kontribuar me ushtarë në misionin paqëruajtës të Kombeve të Bashkuara në Liban.
Në reagimin e parë Franca dërgoi 50 trupa në Liban.
XS
SM
MD
LG