Ndërlidhjet

NJU JORK


Ish presidenti amerikan Bill Klinton feston sot 60 vjetorin në prani të familjes dhe miqve. Atij, para disa ditësh në Toronto të Kanadasë nga pjesmarrësit e Konferencës Ndërkombëtare për Parandalimin e HIV AIDS-it iu urua ditëlindja. Me atë rast Klinton deklaroi se nuk i pëlqen të jetë i vjetër. Bill Klinton ishte 46 vjeç kur u zgjodh president i Shteteve të Bashkuara për herë të parë në vitin 1992, post nga i cili u largua në fund të mandatit të dytë në vitin 2001. Organizuar nga Shoqata " Miqtë e Amerikës, miqtë e Bill Klintonit" ditëlindja e ish presidentit amerikan u shënua edhe në Prishtinë.
XS
SM
MD
LG