Ndërlidhjet

BEJRUT


I dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Lindjen e Mesme, Terje Roed-Larsen paralajmëroi se armëpushimi një javor ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut mbetet shumë i brishtë.
Duke folur në Bejrut, Roed-Larsen u bëri thirrje të dyja palëve të bëjnë "çmos që të përmbahen" për të shmangur një kollaps të armëpushimit.
Edhe Sekretari i Përgjithshëm i KB, Kofi Annan tha se është shumë i shqetësuar me atë që e quajti shkelje të rezolutës së armëpushimit në Liban nga ana e Izraelit. Deklarimi i tij i pason përleshjet e djeshme të forcave izraelite me militantët e Hezbollahut ku humbi jetën 1 dhe u plagosën dy ushtarë izraelitë.
Izraeli mohoi të ketë shkelur rezolutën duke thënë se sulmet janë ndërmarrë për të parandaluar furnizimin e Hezbollahut me armë nga Siria.
XS
SM
MD
LG