Ndërlidhjet

PRISHTINË


Sot në Prishtinë delegacioni kosovar dhe ekipi i ekspertëve nga Zyra e Marti Ahtisarit kanë zhvilluar një takim për decentralizimin. Zëvendës kryeministri Lutfi Haziri, kryesues i ekipit për decentralizimin nga pala kosovare, tha se takimi ka sjellë deri te përparimet e shumta në harmonizimin e qëndrimeve të Prishtinës dhe bashkësisë ndërkombëtare lidhur me organizimin e komunave dhe kompetencave të tyre që synohet të arrihet përmes decentralizimit. Ai tha se pret që deri në muajin shtator, kjo çështje të përmbyllet me sukses dhe se e tillë të përfshihet në kuadër të pakos për statusin e Kosovës.
XS
SM
MD
LG