Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


I dërguari i Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës Marti Ahtisari fillon sot një vizitë tre ditore në Kosovë. Kryenegociatori gjatë qëndrimit do takohet me drejtuesit e institucioneve vendore, ndërkombëtare, me përfaqësuesit e pakicave dhe pushtetit lokal në komuna të ndryshme.
Kjo vizitë e Ahtisarit është paraprirë nga vizita e ekspertëve të zyrës së tij për decentralizimin, të cilët kanë diskutuar dje propozimin e UNOSEK-ut me përfaqësuesit e Prishtinës.
Tema të tjera të bisedimeve janë pakicat dhe ekonomia. Zyra e kryenegociatorit synon mbylljen e kapitullit për çështjet teknike gjatë muajit shtator.
XS
SM
MD
LG