Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


I dërguari i Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës Marti Ahtisari fillon sot një vizitë tre ditore në Kosovë. Kryenegociatori gjatë qëndrimit do takohet me drejtuesit e institucioneve vendore, ndërkombëtare, me përfaqësuesit e pakicave dhe pushtetit lokal në komuna të ndryshme.
Vizita e Ahtisarit u parapri nga vizita e ekspertëve të zyrës së tij. I dërguari i BE-së për statusin, Stephan Lehne, ka kërkuar sot nga delegacioni i Kosovës që ta përmirësojë ofertën për pakicat. Lehne tha se gjatë takimeve me përfaqësuesit kosovarë ka kërkuar të arrihen zgjidhje për aspektet ekonomike, të cilat do të hyjnë në kuadër të pakos për statusin.
XS
SM
MD
LG