Ndërlidhjet

TBILISI


Një delegacion i Senatit amerikan i prirë nga Richard Lugar, kryesues i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë, ka arritur për vizitë dy ditëshe në Gjeorgji.
Pas takimit me kryeministrin Zurab Noghaideli, Lugar e ripërsëriti mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për integrimin e Gjeorgjisë në NATO dhe për zgjidhjen paqësore të konflikteve të Gjeorgjisë me rajonet e Abkhazisë dhe Osetisë jugore.
"Shtetet e Bashkuara janë dakord me popullin e Gjeorgjisë se nuk duhet të ketë paqëruajtës rusë në asnjërën nga këto rajone", tha Lugar, i cili bashkë me diplomatë tjerë perëndimorë, sot do të merr pjesë në hapjen e një baze ushtarake në Gjeorgjinë qendrore.
XS
SM
MD
LG