Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


I dërguari i Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës Marti Ahtisari, ka mbërritur sot në Prishtinë për një vizitë katër ditëshe në Kosovë.
Ahtisaari tha se gjatë kësaj vizite ai do t'i takojë udhëheqësit më të lartë të Kosovës, ata të pranisë ndërkombëtare si dhe anëtarët e Ekipit Negociator. Ahtisaari planifikon të enjten ta vizitojëMitrovicën dhe pjesën veriore të Kosovës, ku do t'i takojë përfaqësuesit e serbëve.
Vizita e Ahtisarit u parapri nga vizita e ekspertëve të zyrës së tij. I dërguari i BE-së për statusin, Stephan Lehne, ka kërkuar sot nga delegacioni i Kosovës që ta përmirësojë ofertën për pakicat. Lehne tha se gjatë takimeve me përfaqësuesit kosovarë ka kërkuar të arrihen zgjidhje për aspektet ekonomike, të cilat do të hyjnë në kuadër të pakos për statusin.
XS
SM
MD
LG