Ndërlidhjet

TEHERAN/NJU JORK


Negociatori kryesor iranian për çështje bërthamore, Ali Larijani tha mbrëmë se Irani është i gatshëm të filloj "bisedime serioze" për paketën stimuluese ndërkombëtare, që synon ndaljen e programit atomik iranian. Por, siç raportojnë agjencitë e lajmeve, ai nuk tha se a është i gatshëm Irani që ta suspendoj procesin e pasurimit të uraniumit, që është kërkesa kryesore e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara, John Bolton tha se Uashingtoni po e analizon me kujdes përgjigjen e Iranit.
- Ne, qartazi, me kujdes do ta studiojmë përgjigjen iraniane. Por, ne poashtu jemi të përgatitur, që nëse ky propozim nuk i plotëson kërkesat e parashtruara nga 5 anëtarët e Këshillit të Sigurimit me të drejtë vetoje, atëherë për këtë çështje do të vazhdojmë të disktuojmë këtu në Këshillin e Sigurimit, tha zoti Bolton.
Ky Këshill ka kërkuar që deri më 31 të këtij muaji, Irani duhet ta ndalë pasurimin e uraniumit, ose ballafaqohet me sanksione të mundshme.
XS
SM
MD
LG