Ndërlidhjet

PRISHTINË


Qeveria e Kosovës ka dënuar ashpër sulmin fizik të kryer dje ndaj qytetarit Vuk Daniloviq në afërsi të Deçanit. Daniloviq shoqëronte 10 fëmijë të shtetësisë malazeze në kuadër të një kampi veror multietnik. "Ky incident paraqet një akt shumë të shëmtuar dhe të padenjë dhe si i tillë dëmton imazhin e Kosovës dhe procesin e rëndësishëm nëpër të cilin po kalojmë. Liria e lëvizjes dhe siguria fizike janë të drejta themelore dhe të pacenueshme. Është shumë e rëndësishme për Kosovën dhe të ardhmen e saj krijimi i një klime të mirëbesimit dhe të sigurisë së lëvizjes për të gjithë qytetarët", thuhet në deklaratën e qeverisë së Kosovës.
Sulmin e ka dënuar edhe presidenti i Serbisë Boris Tadiq duke kërkuar nga liderët e Kosovës të ndikojnë, siç thuhet, te "ekstremistët" për të ndalur sulmet ndaj serbëve në Kosovë.
XS
SM
MD
LG