Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara thanë se oferta e Iranit për bisedime lidhur me programin e vet bërthamor "ka mangësi". Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Dana Perino tha se përgjigja e Iranit nuk e përmbush kërkesën kryesore të Kombeve të Bashkuara - ndërprerjen e pasurimit të uraniumit. "Ne e dijmë se Irani e konsideron përgjigjen e vet si ofertë serioze dhe ne do ta shqyrtojmë atë. Sidoqoftë, oferta nuk i plotëson kushtet e vendosura nga Këshilli i Sigurimit, që kërkojnë pezullim të plotë dhe të verifikueshëm të të gjitha aktiviteteve për pasurimin e uraniumit", tha Perino.
Presidenti George Bush e diskutoi përgjigjen e Iranit në një bisedë telefonike me sekretarin e përgjithshëm të KB, Kofi Annan, i cili këtyre ditëve pritet të udhëtojë në Iran.
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka thënë se përgjigja e Iranit nuk ka qenë e kënaqshme. Sipas saj Irani nuk përmend asnjë plan për ndaljen e programit bërthamorë.
Kombet e Bashkuara kanë kërkuar që deri më 31 gusht Irani të pezullojë pasurimin e uraniumit ose të përballet me sanksione të mundshme.
XS
SM
MD
LG