Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara e kanë ripërsëritur qëndrimin se mund t'ia heqin embargon tregtare Kubës nëse shteti komunist e përkrah demokracinë. Ndihmës sekretari i Shtetit Thomas Shanon tha se ende është e vlefshme oferta e bërë 4 vjet më parë nga presidenti George Bush. "Oferta ende është në tavolinë. Besojmë që nëse qeveria e Kubës do të fillonte hapjen politike dhe kalimin drejt demokracisë, ne do të mund t'i shihnim mënyrat për t'i thelluar marrëdhëniet tona me Kubën", tha Shanon.
Uashingtoni i shpeshtoi përpjekjet për promovimin e ndryshimeve demokratike në Kubë që kur presidenti i sëmurë Fidel Castro ia kaloi pushtetin të vëllait Raul.
XS
SM
MD
LG