Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Palët në bisedime për statusin e Kosovës nuk kanë lëvizur nga pozicionet fillestare, ka thënë sot në ditën e tretë të qëndrimin në Kosovë, kryendërmjetësi ndërkombëtarë për statusin Marti Ahmtisari. Pas një takimi që Ahtisari zhvilloi në komunën veriore të Kosovës, në Zveçan, me përfaqësuesit e atjeshëm serb, ai tha se procesi ka shënuar fare pak përparime, madje edhe në çështjet praktike. Ahtisari ka biseduar sërish në Prishtinë, në një takim tri orësh me Delegacionin e Kosovës. Ai nuk dha ndonjë detaj por vetëm paralajmëroi vazhdimin e takimeve. Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu ndërkaq tha se një marrëveshje mund të arrihet brenda disa ditësh.
XS
SM
MD
LG