Ndërlidhjet

PRISHTINË


I dërguari i posaçëm i KB për statusin e Kosovës Marti Ahtisaari sot e përfundon vizitën disa ditëshe në Kosovë, gjatë së cilës me udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, ekipin negociator dhe përfaqësuesit serbë, ka biseduar për procesin e decentralizimit dhe negociatat e Vjenës.
Pritet që sot pasdite para nisjes në Vjenë, Ahtisaari të mbajë një konferencë për shtyp, në të cilën do të flasë për rezultatet e vizitës katër ditëshe në Kosovë.
XS
SM
MD
LG