Ndërlidhjet

NAQURA/LIBAN


Rreth 170 ushtarë francezë mbërritën sot në portin libanez Naqura, pasi presidenti francez dje u zotua që Franca me 2.000 trupa të kontribuojë në Liban.
Jacques Chirac e bëri premtimin pasi fitoi garanca nga KB se trupat franceze do të mund të mbrohen nëqoftëse sulmohen.
"Dy bataljona shtesë do ta zgjërojnë forcën tonë brenda misionit UNIFIL. Kështu, 2.000 ushtarë francezë do të vendosen si helmetkaltër në Liban. Franca është e gatshme ta komandojë atë forcë nëse këtë e dëshirojnë Kombet e Bashkuara", tha Chirac.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush e përshëndeti vendimin si "hap të rëndësishëm" drejt finalizimit të vendosjes së rreth 15.000 paqëruajtësve.
Sot në Bruksel, ministrat e Jashtëm të BE-së pritet të takohen me Sekretarin e Përgjithshëm të KB Kofi Annan, për t'i thënë atij nëse do të dërgojnë trupa.
Italia ka thënë se është e gatshme t'i komandojë forcat ndërkombëtare, dhe u zotua të dërgojë 3.000 trupa.
XS
SM
MD
LG