Ndërlidhjet

KAIRO


Mijëra njerëz u tubuan në Kairo për ta parë shtatoren e Faraonit Ramses II, në rrugëtimin e tij për në shtëpinë e re. Shtatorja do të vendoset në afërsi të piramidave të lashta për t'u mbrojtur nga efektet e ndotjes së mjedisit.
Zahi Hawass, drejtor i Institutit për Antikitete, tha se udhëtimi do t'i dërgojë mesazh gjithë botës. "Udhëtimi i Mbretit, njërit nga mbretërit më të mëdhenj të Egjiptit, i cili nënshkroi traktatin e parë të paqes në botë, do t'u tregojë njerëzve në mbarë botën se monumentet e Egjiptit janë të sigurta" tha Hawass.
Ramsesi II, i cili ka vdekur para më shumë se 3.200 vjetëve, ishte një nga sundimtarët më të fuqishëm të Egjiptit, që i zgjëroi kufijtë e perandorisë gjatë gjithë sundimit të tij 67-vjeçar.
XS
SM
MD
LG