Ndërlidhjet

logo-print

KAIRO


Mijëra njerëz u tubuan në Kairo për ta parë shtatoren e Faraonit Ramses II, në rrugëtimin e tij për në shtëpinë e re. Shtatorja do të vendoset në afërsi të piramidave të lashta për t'u mbrojtur nga efektet e ndotjes së mjedisit. Drejtori i Institutit për Antikitete, tha se "udhëtimi i njërit nga mbretërit më të mëdhenj të Egjiptit, i cili nënshkroi traktatin e parë të paqes në botë, do t'u tregojë njerëzve në mbarë botën se monumentet e Egjiptit janë të sigurta".
Ramsesi II, i cili ka vdekur para më shumë se 3.200 vjetëve, ishte një nga sundimtarët më të fuqishëm të Egjiptit, që i zgjeroi kufijtë e perandorisë gjatë gjithë sundimit të tij 67-vjeçar.
XS
SM
MD
LG