Ndërlidhjet

BEOGRAD


Ekipi negociator i Serbisë ka kërkuar sot shpjegim nga i dërguari i Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës Marti Ahtisari rreth deklaratës se "serbët janë fajtor si popull" dhe ka tërhequr vërejtjen se qëndrime të tilla kontestojnë paanësinë e tij në negociata.
"Nëse ai qëndron plotësisht pas kësaj deklarate shtrohet pyetja si mund ta kryejë funksionin e të dërguarit të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës", tha Kojen.
Sipas këtij të fundit Ahtisari e ka bërë deklaratën në fjalë gjatë pritjes së delegacionit të Serbisë në Vjenë më 8 gusht.
Leon Kojen tha se ekipi negociator serb i ka dërguar më 10 gusht Ahtisarit një letër, ku i shpreh pakënaqësinë për deklaratën në fjalë, por kjo letër ka mbetur pa përgjigjje.
XS
SM
MD
LG