Ndërlidhjet

BRUKSEL


Vendet evropiane kanë premtuar më shumë se gjysmën e trupave që nevojiten për misionin paqeruajtës prej 15 mijë ushtarësh që duhen për misionin në Liban.
Kjo është bërë e ditur nga kreu i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan pas takimit të sotëm me ministrat e jashtëm të Unionit.
"Evropa po ofron themelin e kësaj force dhe unë jam shumë i inkurajuar nga angazhimi i vendosur që morrëm nga ky takim", tha Anan.
Anan ka kërkuar nga Franca të drejtojë misionin në fjalë deri në shkurt, kohë kur Italia do jetë e gatshme ta marrë përsipër këtë përgjegjësi.
Premtime për pjesëmarrje kanë bërë dhe Malajzia, Indonezia e Bangladeshi, derisa vazhdojnë bisedimet me Turqinë.
XS
SM
MD
LG