Ndërlidhjet

PARIS


Presidenti francez Zhak Shirak dhe kancelarja gjermane Angela Merkel kanë kritikuar përgjigjen e Iranit lidhur me ofertën e bashkësisë ndërkombëtare në shkëmbim të pezullimit të programeve për pasurimin e uraniumit.
Merkel, pas takimit në Paris me Shirakun tha se përgjigja e Iranit nuk jep një qëndrim të qartë.
"Natyrisht biseduam dhe për problemet me Iranin. Ne po shqyrtojmë me kujdes përgjigjen që kemi marrë prej tyre, po për fat të keq shohim se përgjigjes së tyre i mungojnë faktet kyçe lidhur me pasurimin e uraniumit", tha Merkel.
Edhe Shirak theksoi se përgjigja e Iranit është e paqartë.
Rezoluta e Këshillit të Sigurimit i ka dhënë Iranit afat deri në 31 gusht për të ndërprerë pasurimin e uraniumit ose do përballet me sanksione.
XS
SM
MD
LG