Ndërlidhjet

TEHERAN


Irani sot ka testuat në mënyrë të suksesshme raketat me rreze të gjata veprimi nga një nëndetëse, në kuadër të ushtrimeve ushtarake që kanë filluar ditë më parë. Kryenegociatori iranian për qështje bërthamore Ali Larixhani tha se vendi i tij është i vendosur të prodhojë lëndë bërthamore përkundër kërkesës së Këshillit të Sigurimit për ndaljen e programit. Ai më tutje ka thënë se aktiviteti bërthamorë është objektiv strategjik duke mohuar ndonjë përpjekje për prodhimin e raketave bërthamore. Irani mund të përballet me sanksione të Kombeve të Bashkuara nëse nuk ndal programin e vet bërthamorë deri në fund të këtij muaji.
XS
SM
MD
LG