Ndërlidhjet

QYTETI I GAZËS


Dy gazetarët që punojnë për rrjetin amerikanë Fox News janë liruar sot në Qytetin e Gazës, pas rreth dy javë rrëmbimi. Ata u rrëmbyen nga një grup i panjohur që veten e quajti Brigada e Shenjtë e Xhihadit. Grupi kërkoi nga Shtetet e Bashkuara të lirojnë të gjithë të burgosurit muslimanë.
Po sot, 5 persona përfshirë 2 gazetarë janë plagosur në një sulm izraelit në qytetin e Gazës. Ushtria izraelite e konfirmoi sulmin duke thënë se në shënjestër kanë qenë disa militantë të dyshuar.
Në një sulm tjetër izraelit që ka ndodhur sot, është vrarë një militant i Hamasit.
XS
SM
MD
LG