Ndërlidhjet

logo-print

KOMBET E BASHKUARA


Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, në OKB John Bolton ka thënë se Uashingtoni mban të drejtën për të vënë sanksione të njëanshme kundër Iranit për shkak të refuzimit të bërë për ndaljen e programit bërthamorë siç kërkon rezoluta e Kombeve të Bashkuara. Ai ka thënë se sanksionet mund të ndërmerren edhe nga qeveri tjera, aleate të SHBA-ve.
Ndërkohë Presidenti i Francës Zhak Shirak i ka bërë thirrje Iranit të ndërmarrë hapa konstruktivë për zgjidhjen e çështjes së programit bërthmorë me komunitetin ndërkombëtarë. Në Iran ndërkaq presidenti Mahmud Ahmadinexhad ka ripërsëritur se Irani nuk do të dorëzohet nga të drejtat për të zhvilluar programe bërthamore paqësore.
XS
SM
MD
LG